Osmani i deshifron “gjasat” për Konjufcën: Deputetët mund të votojnë ndryshe prej partisë, si unë kundër Isa Mustafës - Gazeta Express
string(116) "osmani-i-deshifron-gjasat-per-konjufcen-deputetet-mund-te-votojne-ndryshe-prej-partise-si-une-kunder-isa-mustafes111"

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 20:28

Osmani i deshifron “gjasat” për Konjufcën: Deputetët mund të votojnë ndryshe prej partisë, si unë kundër Isa Mustafës

Lajme

Gazeta Express

04/11/2025 20:28

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke folur për mandatarin e dytë për kryeministër Glauk Konjufca, propozim i Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë, tha se ka pasur shumë raste kur deputetët kanë votuar ndryshe nga qëndrimet publike të partisë së tyre.

Në mesin e tyre ajo përmendi edhe vetën, kur në vitin 2014 kishte votuar kundër partisë së saj, ku ish-kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ishte propozuar për kryeministër.

Osmani tha se kjo është edhe një arsye se mund të ketë gjasa për formimin e qeverisë pasi deputetët kanë vullnet të lirë dhe jo detyrues për të votuar.

“Në historinë e Kuvendit të Kosovës keni plotë raste kur deputetët kanë votuar ndryshe nga deklarimet e partisë, unë kam qenë një prej tyre. Në vitin 2014, partia ime, ish-kryetari i ish-partisë sime, ishte propozuar për kryeministër, unë kam votuar kundër. Në fund unë dhe 5 deputetë të tjerë të LDK patën votuar kundër. Donika Kadaj në vitin 2021ka votuar kundër krijimit të qeverisë Hoti, ku ka qenë edhe partia e saj. Teuta Rugova pat votuar për një qeveri që nuk ka qenë pjesë e partisë, sepse ne patëm mbet në opozitë. AKR totatlisht pat dalë nga ana tjetër. Kemi dy deputete një nga PDK një nga AAK që më kanë votuar për presidente dhe i falënderoj shumë. Mua më duhet ta respektojë atë që më thotë Kushtetuta, po citoj deputetët kanë vullnet të lirë dhe jo detyrues”, tha ajo.