Osmani i çon në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtëpërdrejtë të Presidentit - Gazeta Express
string(94) "osmani-i-con-ne-kuvend-amendamentet-kushtetuese-per-zgjedhje-te-drejteperdrejte-te-presidentit"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 16:34

Osmani i çon në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtëpërdrejtë të Presidentit

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 16:34

Presidentja Vjosa Osmani tha se ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, për të cilat tha se ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.

Ajo tha se këtë hap e ndërmori duke i parë “dështimet” për zgjedhjen e Presidentit.

Sot është afati i fundit kur duhet të nisë procedura për zgjedhjen e Presidentit për të shmangur zgjedhje të jashtëzakonshme.

Postimi i plotë:

ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT!

Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.

I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.

Tash e tutje, le të flasë populli!

Advertisement
Advertisement
Advertisement