Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i është bashkuar presidentes Vjosa Osmani në sulmin ndaj mediave.
Osmani teksa ka sulmuar mediat ka thënë se “do të shkoheshit se me çfarë veprimtari merren disa gazetarë”, ndërkaq të enjten i lidhi gazetarët si “bashkëpunëtorë të Milan Radojçiqit”.
E Bajqinovci ka shkruar në Facebook se ka përshtypje që “emrat nuk do të jenë befasi”.
“Presidentja tha do të shokohemi kur do të merret vesh veprimtaria e kundërligjshme e disa individeve nga skena mediale. Po pra do të shokohemi se sa thellë është puna, por e kam një përshtypje që nuk do të befasohemi me emrat”, ka shkruar Bajqinovci. /Gazeta Express
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...