Osmani: Fola me Emirin e Katarit, Kosova mbështet të drejtën e tij për të mbrojtur sovranitetin - Gazeta Express
string(93) "osmani-fola-me-emirin-e-katarit-kosova-mbeshtet-te-drejten-e-tij-per-te-mbrojtur-sovranitetin"

Lajme

Gazeta Express

03/03/2026 16:57

Osmani: Fola me Emirin e Katarit, Kosova mbështet të drejtën e tij për të mbrojtur sovranitetin

Lajme

Gazeta Express

03/03/2026 16:57

Presidentja Vjosa Osmani tha se ka folur me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, pas sulmeve të Iranit në territorin e këtij shteti.

Osmani tha se Kosova qëndron në solidaritet me Katarin dhe se mbështet të drejtën e tij për vetëmbrojtje.

“Fola me Lartmadhërinë e Tij, Emirin Tamim bin Hamad, pas sulmeve të shënjestruara të Iranit kundër Katarit. E dënoj fuqishëm veprimet e regjimit iranian, të cilat paraqesin një kërcënim të qartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Kosova qëndron në solidaritet të palëkundur me Katarin dhe popullin e tij. Ne e mbështesim plotësisht të drejtën e Katarit për të mbrojtur sovranitetin e tij dhe riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj stabilitetit rajonal dhe paqes së qëndrueshme”, shkroi Osmani në X.

Advertisement
Advertisement
Advertisement