Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur një bisedë telefonike me Brendan P. Hanrahan, Zyrtarë i Lartë i Byrosë për Çështje Evropiane.
Osmani ka thënë se me të ka biseduar për ruajtjen e aleancës mes Kosovës dhe SHBA-së dhe koordinimit të ngushtë.
Ajo ka shkruar në X, se aleanca ka qenë gjithmonë në dobi të popullit të Kosovës, sigurisë kombëtare dhe integrimeve euroatlantike.
“Gjatë së cilës bisedë u përqendrova në rëndësinë e ruajtjes së aleancës sonë të fortë dhe sigurimit të koordinimit të ngushtë me partnerin tonë kyç. Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik”.
Si Presidente e vendit tim, do të angazhohem me administratën e Presidentit e presidentit Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, ka thënë Osmani. /Gazeta Express