Osmani falenderon Katarin për sigurimin e protezave për invalidët e luftës - Gazeta Express
string(74) "osmani-falenderon-katarin-per-sigurimin-e-protezave-per-invalidet-e-luftes"

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 18:23

Osmani falenderon Katarin për sigurimin e protezave për invalidët e luftës

Lajme

Gazeta Express

21/07/2025 18:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e Shtetit të Katarit për Kosovën, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari, me të cilin diskutoi mbi avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy shteteve.

Në takim u rikonfirmua partneriteti i shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Katarit, si dhe u diskutuan mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Në fokus të takimit ishte falënderimi i veçantë i Presidentes Osmani për mbështetjen konkrete të ofruar nga Katari për sigurimin e protezave për invalidët e luftës. Presidentja e vlerësoi këtë hap si një shembull kuptimplotë të solidaritetit dhe humanizmit që forcon lidhjet midis dy popujve.

Osmani dhe Ambasadori Al Dosari shprehën vullnetin për t`i forcuar edhe më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve.