Osmani: Epopeja e marsit është akt themelues i Republikës sonë, familja Jashari simboli më emblematik i kombit - Gazeta Express
string(108) "osmani-epopeja-e-marsit-eshte-akt-themelues-i-republikes-sone-familja-jashari-simboli-me-emblematik-i-kombit"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 10:25

Osmani: Epopeja e marsit është akt themelues i Republikës sonë, familja Jashari simboli më emblematik i kombit

Lajme

Gazeta Express

05/03/2026 10:25

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalë rasti në seancën solemne të Kuvendit për shënimin e Epopesë së UÇK’së, duke thënë mes tjerash se historia e vendit mori drejtim të ri me 5,6,7 mars në Prekaz.

Osmani ka thënë edhe se, Adem Jashari me familjen e tij zgjodhi sakrificën para përkuljes, dhe lirinë para frikës, përcjell Express.

‘’Me 5,6,7 mars në zemër të Prekazit historia mori drejtim të ri. Këtu qëndresa, sakrifica, heroizmi dhe e ardhmja jonë në një vend. Adem Jashari, bashkë me gjithë familjen e tij, duke zgjedhur sakrificën përpara përkuljes, ata zgjodhën lirinë, para frikës, nderin para jetës. Familja Jashari u bë kala, e kullat e tyre u bënë flamur i përhershëm i lirisë sonë. 58 shpirtra u bënë dritë për një popull. Në ato ditë krisma e armëve ishte thirrje për liri, ky ishte kushtrimi që zgjoi Drenicën, Kosovën, mbarë kombin dhe ndërgjegjen e botës. Epopeja e marsit nuk është vetëm kujtesë emocionale, është akt themelues i Republikës sonë.

Lufta e UÇK’së, e Jasharajve nuk ishte betejë e vetëm një populli, ajo u pasqyrua dhe u mbështet nga miqtë tanë anë e mbanë globit. Zoti e bekoftë familje Jashari, simbolin më emblematik të shtetit dhe kombit tonë’’, ka thënë ajo mes tjerash.

Advertisement
Advertisement
Advertisement