Osmani e tërheq kërkesën që e çoi në Kushtetuese – arsye gjyqtari Radomir Llaban që u caktua gjyqtar raportues: Paraqet rrezik për sigurinë kombëtare - Gazeta Express
string(146) "osmani-e-terheq-kerkesen-qe-e-coi-ne-kushtetuese-arsye-gjyqtari-radomir-llaban-qe-u-caktua-gjyqtar-raportues-paraqet-rrezik-per-sigurine-kombetare"

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 16:46

Osmani e tërheq kërkesën që e çoi në Kushtetuese – arsye gjyqtari Radomir Llaban që u caktua gjyqtar raportues: Paraqet rrezik për sigurinë kombëtare

Lajme

Gazeta Express

05/08/2025 16:46

Presidentja Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën e bërë në Gjykatën Kushtetuese për t’i sqaruar pasojat e moskonstituimit të Kuvnedit brenda afatit 30-ditor.

Ajo tha në një konferencë për media se e tërhoqi kërkesën e dorëzuar më 22 korrik për shkak të një Radomir Llaban, i cili tha se është caktuar “si gjyqtar raportues” në kërkesën e saj. Ai, siç tha Osmani, paraqet “rrezik për sigurinë kombëtare”.

“Këtë e kam bërë sio reagim të menjëhershëm ndaj informatës tashmë të konfirmuar se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Llaban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024, institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta e zyrtare. Sipas këtyre informatave të cilat në vitet 2021 dhe 2024 po ashtu janë ndarë edhe me Gjykatën Kushtetuese, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Osmani tha se “është thellësisht shqetësuese se si një gjyqtar për të cilin institucionet e sigurisë zyrtarisht kanë dorëzuar informata se e rrezikon shtetin, t’i lihet në dorë ta përcaktojë fatin e rendit tonë kushtetues”.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Osmani tha se ka autoritetin që të vendosë se cilit gjyqtar cili rast t’i caktohet.

Kjo, ajo tha se “cenon besueshmërinë e gjykatës për rastin konkret, si dhe rrezikon krijimin e një precedenti të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit”.

Osmani tha se i ka respektuar gjithnjë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por shtoi se “kjo çështje shkon shumë përtej kësaj, sepse ka të bëjë me mbrojtjen e rendit kushtetues dhe interesat shtetërore afatgjate të Republikës së Kosovës”.

Kushtetueses, presidentja i kishte kërkuar ta shqyrtojë “konfliktin e kompetencave kushtetuese” nga moskonstituimi dhe pasojat juridike të kalimit të këtij afati, që ka thënë se mund të jenë “të pariparueshme”.