Osmani e Kurti me çmime nga UP, Presidentja e mbyt modestinë: Një komb që nderon dijen, s'ka arsye të frikësohet nga e ardhmja - Gazeta Express
string(122) "osmani-e-kurti-me-cmime-nga-up-presidentja-e-mbyt-modestine-nje-komb-qe-nderon-dijen-ska-arsye-te-frikesohet-nga-e-ardhmja"

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 14:04

Osmani e Kurti me çmime nga UP, Presidentja e mbyt modestinë: Një komb që nderon dijen, s’ka arsye të frikësohet nga e ardhmja

Lajme

Gazeta Express

07/10/2025 14:04

Presidentja Vjosa Osmani e quajti “emocion që nuk përshkruhet lehtë” nderimin që iu bë asaj dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit me çmimin “Alumni Nderi i Universitetit të Prishtinës”.

Ajo, tërthorazi, tha se kombi “nuk ka arsye të frikësohet nga e ardhmja”, meqenëse përmes UP-së, ai po e nderon atë dhe Kurtin.

“Një komb që nderon dijen, nuk ka asnjëherë asnjë arsye që të frikësohet nga e ardhmja”, tha ajo, e pafrenuar nga ndonjë dozë modestie.

Ajo e falënderoi “nga zemra” rektorin dhe UP-në për këtë çmim.

“Ky çmim është një kujtesë se rrënjët e çdo arritjeje fillojnë pikërisht në vendin ku për herë të parë kemi guxuar të ëndërrojmë, pavarësisht rreziqeve, dhe aty ku për herë të parë është ndezur drita e dijes”, tha Osmani.

E kaluara e saj si studente e më pas si profesoreshë në UP, tha se janë “rrugë që më kanë formësuar si njeri, si profesioniste dhe si presidente”.

Studentët si ajo dhe Kurti, Osmani tha se janë “ambasadorët më të mirë të Kosovës në botën e dijës”.