Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në "Fadil Vokrri" - Gazeta Express
string(75) "osmani-e-kurti-festojne-bashke-golin-e-kosoves-ndaj-suedise-ne-fadil-vokrri"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 22:09

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 22:09

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti janë të pranishëm në ndeshjen e kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë.

Kosova po fiton 2-0 ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”, me golat e Rexhbeçajt dhe Muriqit.

Te goli i parë i Rexhbeçajt, Presidentja Osmani dhe Kryeministri në detyrë, Kurti u panë duke festuar së bashku, madje duke u përqafuar.

Kjo ndeshje i takon kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026./GazetaExpress/