Osmani e kujton Skënderbeun në përvjetorin e vdekjes - Gazeta Express
string(52) "osmani-e-kujton-skenderbeun-ne-pervjetorin-e-vdekjes"

Lajme

Gazeta Express

17/01/2021 11:18

Osmani e kujton Skënderbeun në përvjetorin e vdekjes

Lajme

Gazeta Express

17/01/2021 11:18

Presidentja në detyrë e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin kombëtar, Gjergj Kastriotin – Skënderbeu, në 553 vjetorin e vdekjes së tij.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani thotë se Skënderbeu është frymëzim i rezistencës dhe i luftës për liri në të gjitha periudhat, mbi të gjitha, mbetet modeli unik i përbashkimit të shqiptarëve dhe si I tillë do të kujtohet përherë.

Lexo Edhe:

“Ai ishte digë e fortë e mbrojtjes së Evropës, që pati guximin në të gjitha përballjet e tij. Përveç se një luftëtar i paepur, Gjergj Kastrioti mbetet edhe ikona e unitetit tonë. Në fillim të marsit të vitit 1444, në Kuvendin e Lezhës, ai realizoi të parin bashkim politik të princërve shqiptarë të kohës, me të cilin iu hapë rruga themelimit të shtetit mesjetar shqiptar”, ka shkruar ajo.

“Skënderbeu është frymëzim i rezistencës dhe i luftës për liri në të gjitha periudhat. Por mbi të gjitha, ai mbetet modeli unik i përbashkimit të shqiptarëve dhe si i tillë do të kujtohet përherë”, shton tutje Osmani.