Osmani e fali të dënuarën që po mbante burg për vetaksidentin e vitit 2017 ku kishin vdekur dy shoqe të saj – detaje - Gazeta Express
string(114) "osmani-e-fali-te-denuaren-qe-po-mbante-burg-per-vetaksidentin-e-vitit-2017-ku-kishin-vdekur-dy-shoqe-te-saj-detaje"

Lajme

Gazeta Express

29/01/2025 23:50

Osmani e fali të dënuarën që po mbante burg për vetaksidentin e vitit 2017 ku kishin vdekur dy shoqe të saj – detaje

Lajme

Gazeta Express

29/01/2025 23:50

Presidentja Vjosa Osmani sot fali të dënuarën Arza Cakolli e cila po mbante burg për një vetaksident në vitin 2017, ku kishin vdekur dy shoqe të saj.

Cakolli u dënua në janar të vitit 2019, pasi ajo e kishte pranuar fajësinë.

Ndaj saj, gjithashtu ishte shqiptuar edhe dënimi plotësues, marrja e patentë shoferit.

Ajo ishte e obliguar që të paguajë edhe 30 euro për kompensim të viktimave, si dhe 30 euro për paushall gjyqësor si dhe për shpenzime të tjera të procedurës shumën prej 91,54 euro.

Prokurori i rastit, Avdullah Abedini, nuk e kishte kundërshtuar pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarës.

Para se të shpallej aktgjykimi, e akuzuara Cakolli, pati thënë se ndien keqardhje për aksidentin që kishte ndodhur në vitin 2017, nga i cili aksident kishin humbur jetën dy shoqet e saj, E. I dhe E. M.

Përfaqësuesi i familjes së njërës nga të ndjerat, Kadri Matoshi pati deklaruar se nuk i bashkëngjitet ndjekjes penale.

Ndërsa, përfaqësuesi i familjes tjetër, Milazim Ibishi pati thënë se i bashkëngjitet ndjekjes penale dhe se paraqet kërkesë pasurore juridike, por duke shtuar se sipas traditave shqiptare kishin arritur pajtueshmëri mes familjeve.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj, kishte ngritur aktakuzë më 25 janar 2018.

Sipas aktakuzës, e akuzuara Azra Cakolli, më 24 dhjetor 2017, rreth orës 03:43, në rrugën Ferizaj-Greme, duke drejtuar automjetin e markës “Opel Vectra” nga pakujdesia e në kundërshtim me nenin 53.1 të LSKRR-së, kishte rrezikuar trafikun publik duke humbur kontrollin e lëvizjes kishte dalë nga rruga dhe vetura ishte rrotulluar ku përpos dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse kishin marrë dy bashkudhëtaret E.M dhe E.I.

Me këtë, sipas prokurorisë, ajo akuzohej se ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik” nga neni 378 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe 1 të KPRK-së.