string(136) "osmani-e-dekoron-ish-deputeti-e-ndjere-te-pd-se-gerti-bogdani-bashkeshortja-e-tij-kontribuoi-per-kosoven-qe-ne-nisje-te-karrieres-se-tij"

Osmani e dekoron ish-deputetin e ndjerë të PD-së, Gerti Bogdani, bashkëshortja e tij: Kontribuoi për Kosovën që në nisje të karrierës së tij

Lajme

Gazeta Express

18/02/2025 14:31

Presidentja Vjosa Osmani e ka dekoruar ish-deputetin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gerti Bogdani, i cili vdiq në shtator të vitit të kaluar, me urdhrin “Dr.Ibrahim Rugova”.

Bashkëshortja e ish-deputetit, Edlira Çepani tha se Bogdani kontribuoi për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës “që në nisjen e karrierës së tij dhe deri në fund”.

Lexo Edhe:

“Jam e sigurt se atje lart, atje nga ku po na sheh, Gerti vazhdon me krenari të thotë që jemi një”, tha ndër tjerash ajo, pasi me familjen e saj pranoi urdhrin.