Osmani e dekoron Barduanin me Medaljen Presidenciale Ushtarake: Simbol i mirënjohjes së popullit tonë - Gazeta Express
string(100) "osmani-e-dekoron-barduanin-me-medaljen-presidenciale-ushtarake-simbol-i-mirenjohjes-se-popullit-tone"

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 14:11

Osmani e dekoron Barduanin me Medaljen Presidenciale Ushtarake: Simbol i mirënjohjes së popullit tonë

Lajme

Gazeta Express

13/09/2025 14:11

Në përfundim të mandatit të komandantit italian të KFOR-it, Enrico Barduani, presidentja Vjosa Osmani e ka dekoruar atë me Medaljen Presidenciale Ushtarake.

Presidenca tha se medaljen Osmani ia dha Barduanit javën që shkoi dhe se ajo shërben si simbol i mirënjohjes së popullit të Kosovës dhe i përkushtimit të pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate.

“Gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani ka dhënë kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon. Në shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, javën që shkoi, Presidentja Osmani e dekoroi atë me Medaljen Presidenciale Ushtarake, një simbol i mirënjohjes së popullit tonë dhe i përkushtimit të pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani dhe komandanti Barduani patën edhe një darkë pune para disa ditësh./Express/