Osmani: Do të kemi takime efektive këto 2-3 ditë me VV-në - Gazeta Express
string(55) "osmani-do-te-kemi-takime-efektive-keto-2-3-dite-me-vvne"

Osmani: Do të kemi takime efektive këto 2-3 ditë me VV-në

Gazeta Express

24/01/2020 15:01

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të takohen me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje për të bërë përafrimin përfundimtar për koalicionin bashkëqeverisës.

Osmani e ka lënë të hapur mundësinë që përkundër afatit të vënë deri ditën e diel të negociohet, ata të takohen edhe më pas me Lëvizjen Vetëvendosje.

Lexo Edhe:

“Këto 2-3 ditë duhet të shfrytëzohen në mënyrë efektive. Gjithçka varet çka do të diskutohet këto 2-3 ditë për të vazhduar më pas”, tha ajo për KP.