Osmani: Do ta ngremë Çairin nga hiri përmes unitetit, do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve - Gazeta Express
string(92) "osmani-do-ta-ngreme-cairin-nga-hiri-permes-unitetit-do-te-jem-kryetar-i-te-gjithe-qytetareve"

Maqedoni

Gazeta Express

14/08/2025 21:06

Osmani: Do ta ngremë Çairin nga hiri përmes unitetit, do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve

Maqedoni

Gazeta Express

14/08/2025 21:06

“Maqedonia është shtëpia jonë e përbashkët, ndërsa Çairi është simbol i bashkëjetesës mes shqiptarëve, maqedonasve, romëve dhe të gjitha komuniteteve të tjera që së bashku ndajnë të njëjtat gëzime, sfida dhe ëndrra për një jetë më të mirë”, theksoi Bujar Osmani në një video-adresim drejtuar qytetarëve të Çairit.

Ai kujtoi se Marrëveshja e Ohrit është themeli i stabilitetit dhe garanci për të ardhmen që do të ndërtohet pa ndarje, me barazi dhe respekt për të gjithë.

“Si kryetar i ardhshëm komune, do të jem shtyllë e marrëdhënieve të mira ndëretnike, do të kujdesem njësoj për çdo qytetar dhe çdo lagje, pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare. Besoj se përmes besimit dhe respektit, do ta ngremë Çairin nga hiri”, tha Osmani.

Ai theksoi se mbetet në anën e paqes, drejtësisë dhe bashkëjetesës, i gatshëm të jetë urë mes komuniteteve dhe zë i arsyes në një kohë kur uniteti është më i nevojshëm se kurrë.

“Fuqia jonë është tek ajo që jemi bashkë. Kështu do të vazhdojmë – të fortë, të bashkuar dhe të vendosur për ta ndërtuar Çairin si shtëpi për të gjithë”, shtoi Osmani.