Osmani do që të zgjidhet direkt, VV po i përgjigjet pozitivisht, Rrustemi tregon për detyrën që Haxhiu ia dha komisionit - Gazeta Express
string(118) "osmani-do-qe-te-zgjidhet-direkt-vv-po-i-pergjigjet-pozitivisht-rrustemi-tregon-per-detyren-qe-haxhiu-ia-dha-komisionit"

Gazeta Express

05/03/2026 18:09

Osmani do që të zgjidhet direkt, VV po i përgjigjet pozitivisht, Rrustemi tregon për detyrën që Haxhiu ia dha komisionit

Gazeta Express

05/03/2026 18:09

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adnan Rrustemi, ka reaguar pasi presidentja Osmani ka dërguar në Kuvend amendamentet për ta ndryshuar Kushtetutën.

Ai ka thënë se si Komision për Legjislacion, janë ngarkuar për shqyrtim të amendamenteve

“Në përkrahje të këtyre amendamenteve, me këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre”, ka shkruar Rrustemi.

Postimi i plotë:

Sapo u ngarkuam si Komision për Legjislacion nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu për shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

Në përkrahje të këtyre amandamenteve, me këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre.

Advertisement
Advertisement
Advertisement