Osmani: Distria është krenaria jonë, urime për këtë triumf historik - Gazeta Express
string(65) "osmani-distria-eshte-krenaria-jone-urime-per-kete-triumf-historik"

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 19:40

Osmani: Distria është krenaria jonë, urime për këtë triumf historik

Lajme

Gazeta Express

14/06/2025 19:40

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar xhudisten Distria Krasniqi për medaljen e argjendtë që mori në Kampionatin Botëror në Budapest të Hungarisë.

Në një postim në Facebook, ajo iu drejtuar Distrisë si krenaria e vendit.

“Me forcë, pasion dhe zemër të pathyeshme, Distria Krasniqi ngriti flamurin e Republikës së Kosovës në piedestalin botëror! “

“Nënkampione bote me talent, përkushtim dhe luftëtare e paepur! Urime për këtë triumf historik, je shembull frymëzimi për të gjithë!”, ka thënë Osmani.