Osmani dhe Presidenti i Sllovenisë diskutojnë për bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë - Gazeta Express
string(100) "osmani-dhe-presidenti-i-sllovenise-diskutojne-per-bashkepunim-ne-fushen-e-ekonomise-dhe-shendetesise"

Osmani dhe Presidenti i Sllovenisë diskutojnë për bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 13:27

Presidentja, Vjosa Osmani, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor nga i cili pranoi urime për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Kosovës.

 Të dyja palët theksuan veçantinë dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve, duke konfirmuar gatishmërinë për avancim tutje të tyre,  posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë.

Lexo Edhe:

Presidentja Osmani theksoi se mbështetja e miqve tanë është më e rëndësishme se kurrë, me ç’rast u diskutua për bashkëpunim në drejtim të sigurimit të vaksinave dhe shkëmbimin e eksperiencave për menaxhim të suksesshëm të pandemisë.

Ndërkaq Presidenti Pahor e ftoi Presidenten Osmani në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, gjersa Presidentja Osmani, gjithashtu i bëri ftesë Presidentit Pahor për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.