Osmani dhe ministrja e Katarit flasin për forcimin e mbështetjes për invalidët e luftës - Gazeta Express
string(87) "osmani-dhe-ministrja-e-katarit-flasin-per-forcimin-e-mbeshtetjes-per-invalidet-e-luftes"

Osmani dhe ministrja e Katarit flasin për forcimin e mbështetjes për invalidët e luftës

Lajme

Gazeta Express

20/05/2024 11:06

residentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media , Presidentja Osmani e ka falënderuar ministren Al- Misnad, si dhe lidershipin e Katarit në krye me Emirin Tamim bin Hamad bin Khalifa Al Thani.

Lexo Edhe:

“Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vlerëson thellësisht mbështetjen e vazhdueshme të Katarit, veçanërisht në ndihmën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por edhe për ofrimin e ndihmave humanitare gjatë dhe pas luftës.

Më tej, Presidentja Osmani ka nënvizuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të raporteve me Katarin dhe në këtë kontekst ka përmendur fushën e mirëqenies sociale, mbështetjen për invalidët e luftës, sektorin e shëndetësisë, turizmin si dhe projekte të tjera investuese.”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu bëhet e ditur se në takim, ndër të tjera u diskutua edhe për zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimeve mbështetëse të familjes, duke përfshirë programet e fokusuara në mirëqenien e fëmijëve dhe grave.

“Të dy bashkëbisedueset shtruan nevojën për thellimin e bashkëpunimit dhe eksplorimit të nismave të përbashkëta nga të cilat do të përfitojnë të dy shtetet.”, përfundon njoftimi.