Osmani dekoron Hasan Aratin për kontribut në sportin ndërkombëtar - Gazeta Express
string(65) "osmani-dekoron-hasan-aratin-per-kontribut-ne-sportin-nderkombetar"

Lajme

Gazeta Express

12/01/2026 7:26

Osmani dekoron Hasan Aratin për kontribut në sportin ndërkombëtar

Lajme

Gazeta Express

12/01/2026 7:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta dekorojë sot Hasan Aratin në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të çmuar në sportin ndërkombëtar, si dhe për rolin dhe përkushtimin e veçantë në procesin e kandidimit të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Ceremonia e dekorimit do të mbahet në zyrën e Presidentes Osmani, me fillim nga ora 12:00. Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), të kryesuar nga presidenti Ismet Krasniqi.

Ky vlerësim institucional nënvizon rëndësinë e angazhimit të Hasan Aratit në avancimin e sportit dhe në përpjekjet për fuqizimin e rolit të Kosovës në arenën sportive ndërkombëtare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement