Osmani arrin në samitin e Pragës: Ditë e rëndësishme për kontinentin tonë - Gazeta Express
string(72) "osmani-arrin-ne-samitin-e-prages-dite-e-rendesishme-per-kontinentin-tone"

Osmani arrin në samitin e Pragës: Ditë e rëndësishme për kontinentin tonë

Lajme

Gazeta Express

06/10/2022 13:07

Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në samitin e parë të Komunitetit Politik Europian në Pragë në mesin 44 krerëve të vende të kontinentit europian.

Për nismën që e propozoi presidenti francez, Osmani tha se është e rëndësishme dhe se trajton barabartë të gjithë pjesëmarrësit.

Lexo Edhe:

“Është ditë e rëndësishme për kontinentin tonë. Jam këtu për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në këtë platformë të re e të rëndësishme ku të gjithë ne jemi të barabartë dhe do të kemi mundësinë për t’u dëgjuar zërat tonë, si dhe për të sjellë ide dhe për të marrë pjesë në veprime kur vjen puna te sfidat e përbashkëta”.

Osmani para gazetarëve tha se ajo me të cilën janë duke u përballur është e vështirë dhe se sfidat janë të mëdha, por tha se është e bindur që nëse “ne qëndrojmë të bashkuar, do të jemi në gjendje të kemi sukses në përballje me secilën sfidë”.

Samiti do të fillojë nga ora 13:00, raporton Gazeta Express.

Siç ka mësuar Gazeta Express, Osmani në Pragë do të zhvillojë takime me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Ky samit u ftua nga presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Europë.