Me raportet që qarkullojnë në mënyrë të ndryshme, është e rëndësishme të sqarohet saktësisht se çfarë po ndodh mes Napolit, Galatasarayt dhe Victor Osimhen.
Të martën në mbrëmje pati një optimizëm të tepruar se marrëveshja do të mbyllej, por tarifa bazë prej 75 milionë eurosh nuk po depërtonte në “tunelët” e ndërlikuar, por thelbësorë, të garancive financiare.
Së dyti, duhet të sqarohet se Napoli kurrë nuk e ka humbur kontrollin mbi situatën, nuk ka konsideruar të ulë kërkesat, dhe nuk ka vepruar me nxitim thjesht për të arkëtuar para.
Së treti, duhet të thuhet qartë: Napoli, deri më sot, nuk pranon asgjë më pak se 75 milionë euro.
Propozimi më i fundit nga Napoli është: na jepni 55 milionë euro tani dhe 20 milionë në këste – por me garancitë financiare të domosdoshme.
E vërteta është se sot nuk është dorëzuar asnjë dokumentacion; dje Napoli i kërkoi Osimhen të rishikojë ofertën e Al-Hilal, por nuk mori asnjë përgjigje pozitive; dhe nuk ka takime të planifikuara në Milano për sonte.
Do të shohim nesër nëse drejtuesit e Galatasarayt do të kthehen në Stamboll për të siguruar garancitë që mund t’i hapin derën transferimit të Victor Osimhen.
Së fundmi, duam të mohojmë kategorikisht sugjerimet që kanë ardhur nga Nigeria, sipas të cilave ka pasur një përparim dhe se garancitë janë dërguar te Napoli. Asgjë nga kjo nuk ka ndodhur. Nëse ndodh, do të ndodhë në orët apo ditët në vijim.
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...