Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka hedhur si të palejuar ankesën e një operatori ekonomik sa i përket projektit A3. OSHP ia ka lejuar KEK’ut vazhdimin e procedurës së prokurimit.
KEK ka thënë se do të vazhdojnë përkushtimin për realizimin e këtij projekti.
“Gjithçka do të zhvillohet me transparencë të plotë, profesionalizëm të lartë dhe në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik, si dhe me dokumentacionin teknik të hartuar bashkë me konsulencën e USAID.”
Të enjten pritet të bëhet hapja zyrtare e aplikimeve të operatorëve ekonoikë përmes platformës e-prokurimi.