OSBE përshëndet akreditimin mediave në gjuhën serbe nga KQZ: Qasja në informacion komponent kyç i kuadrit shumetnik në Kosovë - Gazeta Express
string(124) "osbe-pershendet-akreditimin-mediave-ne-gjuhen-serbe-nga-kqz-qasja-ne-informacion-komponent-kyc-i-kuadrit-shumetnik-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 18:51

OSBE përshëndet akreditimin mediave në gjuhën serbe nga KQZ: Qasja në informacion komponent kyç i kuadrit shumetnik në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 18:51

Sot KQZ ka marrë vendim për akreditimin e 28 mediave vendore dhe ndërkombëtare për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Për këtë ka reaguar OSBE. Këta të fundit kanë ‘’përshëndetur ngrohtësisht’’ vendimin e KQZ’së për të akredituar mediat në gjuhën serbe dhe mediat e tjera, duke vlerësuar se vendimi në fjalë forcon parimet gjithëpërfshirëse, shkruan Gazeta Express.

‘‘Misioni i OSBE-së në Kosovë përshëndet ngrohtësisht vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të akredituar mediat në gjuhën serbe dhe mediat e tjera për mbulimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën, më 12 tetor. Ky hap gjithëpërfshirës forcon parimet e transparencës, barazisë dhe lirisë së medias – elemente thelbësore për zgjedhje të lira dhe të drejta’’, thuhet në reagim.]

Tutje, shtohet se qasja në informacion në të gjitha gjuhët e komuniteteve është një komponent kyç i kuadrit shumetnik dhe demokratik të Kosovës.

‘‘Qasja në informacion në të gjitha gjuhët e komuniteteve është një komponent kyç i kuadrit shumetnik dhe demokratik të Kosovës. Sigurimi i mundësive të barabarta për të gjitha mediat forcon besimin e publikut në procesin zgjedhor dhe mbështet pjesëmarrjen e informuar në nivel komuniteti’’, ka shtuar më tej OSBE.

Në fund, në reagim theksohet se ky mision mbetet i përkushtuar për të promovuar dhe mbrojtur lirinë e shprehjes.

‘‘Misioni mbetet i përkushtuar për të promovuar dhe mbrojtur lirinë e shprehjes, pluralizmin mediatik dhe qasjen e barabartë në informacion për të gjitha komunitetet, në përputhje me parimet e OSBE-së dhe standardet ndërkombëtare’’, përfundohet në reagimin e OSBE. /GazetaExpress