OSBE-ja del me deklaratë: Për këto arsye misioni s'mund të organizojë mbledhjen e votave për referendum - Gazeta Express
string(86) "osbe-ja-del-me-deklarate-per-keto-arsye-misioni-smund-te-organizoje-mbledhjen-e-votave"

OSBE-ja del me deklaratë: Për këto arsye misioni s’mund të organizojë mbledhjen e votave për referendum

Lajme

Gazeta Express

15/01/2022 15:53

Misioni i OSBE-së përmes në njoftimi për media të lëshuar sot kanë bërë të ditur se në rrethanat aktuale përfshirë edhe pandeminë, është e pamundur që misioni të merret me grumbullimin e votave për referendumin e Serbisë në Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Këtë e kanë thënë duke argumentuar se për t’u marrë me grumbullimin e votave duhet pajtimi i të gjitha palëve, dhe thonë se në mungesë të kësaj, misioni nuk mund të realizoj një operacion të tillë.

Lexo Edhe:

Një qëndrim të tillë OSBE-ja thotë se ia ka bërë të qartë të gjitha palëve.

Qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Kosovës është që serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë ose në zyrën ndërlidhëse, derisa ndërkombëtarët kanë insistuar që votimi duhet realizuar sikur në praktikat e kaluara ku OSBE-ja ka mbledhur votat.

Lidhru me referendumin, aktualisht në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur një seancë ku pritet nxjerrja e një rezolute për referendumin e Serbisë në Kosovë.

Seanca është ftuar nga kryeministri Albin Kurti./GazeatExpress/

 .