Misioni i OSBE-së përmes një reagimi në faqen zyrtare kanë thënë se e nënvizojnë rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit si një gur themeli i sistemit demokratik të Kosovës.
Ky reagim i OSBE që vjen pas një sulmi të djeshëm të Qeverisë së Kosovës ndaj Gjykatës Supreme, shton tutje se respektimi ndaj vendimeve të Supremes dhe Gjykatës Kushtetuese, mbetet thelbësor për ruajtjen e sundimit të ligjit dhe ndarjes së pushteteve.
“OSBE-ja është e gatshme të vazhdojë të mbështesë institucionet e Kosovës në forcimin e praktikave demokratike dhe ndërtimin e besimit publik.”, thuhet në reagim.
The OSCE Mission underscores the importance of safeguarding the independence and integrity of the judiciary as a cornerstone of Kosovo’s democratic system. 1/3
— OSCE Kosovo (@OSCEKosovo) July 16, 2025