Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Osasuna dhe RCD Mallorca, e vlefshme për javën e 27-të të La Liga.
Si zakonisht, nga minuta e parë për Mallorcan do të startojë sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.
Aktualisht Muriqi renditet i dyti në listën e golashënuesve me 16 gola, shkruan Gazeta Express.
Skuadra e Mallorcas synon fitoren për të shpëtuar nga vendi i tetëmbëdhjetë në tabelë, një pozitë që e dërgon direkt në zonën e rënies në La Liga.
