Ortiz kërkon duel me Mike Tyson - Gazeta Express
string(31) "ortiz-kerkon-duel-me-mike-tyson"

Ortiz kërkon duel me Mike Tyson

Gazeta Express

31/05/2020 10:46

Tyson, ikona e sportit të boksit, së fundmi ka publikuar disa video nëpër rrjetet sociale, ku shihej duke stërvitur.

Transformimi në trup ka bërë që ai të fitojë forcë dhe shpejtësi, duke krijuar përshtypje që ai mund të kthehet në ring.

Lexo Edhe:

Kështu, ka disa emra që qarkullojnë si kundërshtarë potencial të Tyson, përfshirë atë të Evander Holyfield.

Por, së fundmi, Luis Ortiz është ai që është ofruar për një duel me ikonën amerikane.

“Ju më njihni mua, dhe unë nuk jam një boksier që ulet dhe zgjedh emra”, ka thënë Ortiz.

“Dal kundër secilit që dëshiron të përballet. Ka shumë zëra për rikthimin e Mike Tyson”, shtoi boksieri.

“Nëse ai dëshiron, unë do të përballem me të. Vetëm më duhet emri dhe data”, ka thënë mes tjerash Luis Ortiz.

Ortiz së fundmi ka pasur përballje interesante me Deontay Wilder, nga i cili u mposht, në kontestimin e titullit të WBC.