Orsato, arbitri më i mirë në botë - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

05/12/2020 23:49

Orsato, arbitri më i mirë në botë

Futboll

Gazeta Express

05/12/2020 23:49

Vetëm pak ditë pas paraqitjes se tij kontraverse në Ligën e Kampionëve, Daniele Orsato është emëruar si arbitri më i mirë në botë për vitin 2020

Orsato është bërë arbitri më i mirë në botë pas një ankete te IFFHS (Federata Ndërkombëtare për Futboll, Histori dhe Statistika).

“Me përfaqësuesit e 150 vendeve nga të gjithë kontinentet që janë pjesë e kësaj federate (me gazetarë dhe historian të futbollit), IFFHS është e njohur në botën e futbollit për pavarësinë e saj”.

Ky është edicioni i 33 i ndarjes se çmimeve të IFFHS-së, i cili filloi më 1987.

Orsato është bërë pjesë e kritikave nga mediat britanike dhe franceze pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve, Manchester United-Paris Saint-Germain, të cilat thanë se Fred është dashur që më herë të përjashtohet me të kuq në ndeshje.

45 vjeçari nga Vicenza ishte gjyqtar edhe në finalen e Ligës së Kampionëve te sezonit 2019-20 në mes të PSG-Bayern Munich. /GazetaExpress/