string(45) "orkestra-e-filharmonise-se-kosoves-ne-prizren"

Arte

Gazeta Express

14/04/2025 15:49

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës në Prizren

Arte

Gazeta Express

14/04/2025 15:49

Më 15 prill, nga ora 19:30, Orkestra Frymore e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë koncert në Autostrada Hangar në Prizren.

Nën dirigjimin e Dario Salvit dhe me pjesëmarrjen e violoçelistit virtuoz Konstantin Manaev, orkestra do të sjellë Koncertin për violonçel dhe orkestër frymore nga kompozitori Friedrich Gulda.

Po ashtu, orkestra do të interpretojë edhe vepra nga: Peter Josef von Lindpaintner (Uvertura “Joko”), Adolphe Adam (Uvertura “Mbreti i Yvetot-it”) dhe Ralph Vaughan Williams (Suitë me këngë popullore angleze).