Kanë filluar përgatitjet për koncertin madhështor në shënim të 16-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës.
Koncerti qendror në këtë përvjetor të veçantë vjen me Korin dhe Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Baki Jashari me pjesëmarrjen e solistëve Krenare Gashi – soprano, Arta Jashari – soprano dhe Anton Çivlaku – lahutë. Në këtë mbërmje përveç veprave nga R. Strauss, W. Kilar, K. Aliçkaj, V. Beqiri dhe L.V. Beethoven do të interpretohet edhe premiera e “Exodus” nga Mendi Mengjiqi, dedikuar 25-vjetorit të ekosdit të mbi 1 milion Kosovarëve nga forcat Jugosllave dhe Serbe.
Koncerti mbahet me 17 shkurt 2024 nga ora 20:00 në Salllen AMC.