Orkestra e Filharmonisë me koncert të dytë në kuadër të projektit ‘Arti në Shkolla’
Arte
Gazeta Express
20/10/2023 13:20
Filharmonia
e Kosovës prezanton koncertin e dytë dedikuar nxënësve të shkollave fillore në
Prishtinë, më 20 tetor, me fillim nga ora 11:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të
Rinisë.
Koncerti i
dedikohet nxënësve të klasave të 5-ta dhe të 6-ta nga tri shkolla të Komunës së
Prishtinës. Përmes këtij programi do të prezantohen disa etapa të zhvillimit të
muzikës klasike në Kosovë, kjo në drejtimin e mjeshtrit Baki Jashari.
Dirigjenti
Jashari do të drejtojë Filharmoninë e Kosovës me interpretimin e veprave nga
Lorenc Antoni dhe Rexho Mulliqi, deri te Valton Beqiri.