Orkestra e Filharmonisë kthehet me koncertin e parë për këtë vit - Gazeta Express
string(64) "orkestra-e-filharmonise-kthehet-me-koncertin-e-pare-per-kete-vit"

Orkestra e Filharmonisë kthehet me koncertin e parë për këtë vit

Arte

Gazeta Express

09/01/2025 15:19

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës rikthehet në skenë me koncertin e parë për vitin 2025 i cili do të mbahet më 17 janar 2025.

Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti italian Jacopo Sipari di Pescaseroli, duke sjellë një program romantik.

Lexo Edhe:

Programi do të hapet me uverturën “Finlandia” nga Jean Sibelius, për të vazhduar me koncertin për violinë të kompozitorit Max Bruch, interpretuar nga violinistja shqiptare Abigeila Voshtina, dhe do të përmbyllet me poemën simfonike “Isle of the Dead” të Sergei Rachmaninoff-it, një vepër e frymëzuar nga piktura e artistit të famshëm zviceran Arnold Böcklin.