Orhan Pamuk rrezikon 3 vite burg - Gazeta Express
string(32) "orhan-pamuk-rrezikon-3-vite-burg"

Arte

Gazeta Express

22/11/2021 20:03

Orhan Pamuk rrezikon 3 vite burg

Arte

Gazeta Express

22/11/2021 20:03

Nobelisti akuzohet për “fyerje ndaj Turqisë” në romanin “Netët e Murtajës”

Laureati i çmimit Nobel në Letërsi, Orhan Pamuk, po hetohet nga shteti turk për “fyerje” të themeluesit të Turqisë moderne dhe tallje me flamurin turk në romanin e tij të ri “Netët e Murtajës”.

Lexo Edhe:

Pamuk, e botoi librin në Turqi në Mars. Ankesa e parë kundër librit – e vendosur në një ishull imagjinar osman gjatë një shpërthimi të murtajës në fillim të viteve 1900 – erdhi në Prill, kur një avokat akuzoi Pamuk për nxitje të “urrejtjes dhe armiqësisë” duke fyer Mustafa Kemal Ataturkun dhe duke u tallur me flamurin e Turqisë në vepër.

Një gjykatë e Stambollit vendosi të mos e çojë kërkesën përpara për shkak të mungesës së provave, por avokati që ngriti çështjen, Tarcan Uluk, apeloi vendimin dhe hetimi tani është rihapur. Pamuk i cili ka mohuar akuzat është shprehur se “Në Netët e Murtajës, për të cilat punoi  për pesë vjet, nuk ka asnjë mungesë respekti për themeluesit heroikë të shteteve kombëtare të themeluara nga hiri i perandorive apo për Ataturkun. Përkundrazi, romani është shkruar me respekt dhe admirim për këta liderë liridashës dhe heroikë”.

Nëse shpallet fajtor, Pamuk do të përballet me tre vjet burg. /Klan News