Organizoi rrjetin e shitjes së kanabisit, kapet kreu shqiptar i bandës së drogës në Gjermani (EMRI) - Gazeta Express
string(96) "organizoi-rrjetin-e-shitjes-se-kanabisit-kapet-kreu-shqiptar-i-bandes-se-droges-ne-gjermani-emri"

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2023 17:18

Organizoi rrjetin e shitjes së kanabisit, kapet kreu shqiptar i bandës së drogës në Gjermani (EMRI)

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2023 17:18

Një shtetas shqiptar së bashku me një sirian, dhe dy gra, një çeke e një sllovake janë arrestuar nga autoritetet gjermane në qytetin e Leipzig-ut pasi akuzohen se shpërndanin kanabis në sasi të mëdha.

Mediat gjermane bëjnë me dije se gjithë kanabisi që duhet të shitej qëndronte i fshehur në apartamente në zonat e Henriettenstrasse dhe Brückenstrasse, ndërsa sipas hetimeve pikat e shitjes ndodheshin në Andréplatz dhe Barbarossastrasse.

Lexo Edhe:

Prej ditës së martë, shqiptari i dentifikuar si Trajko A., i cili akuzohet edhe si ‘truri’ i gjithë operacionit kriminal, po mbahet nën arrest teksa rrezikon një dënim nga 5 deri në 15 vite burg./Gazeta Express