Organizohet një protestë për lirimin e ish-policit, Arbnor Spahiu, që u arrestua në Serbi - Gazeta Express
string(87) "organizohet-nje-proteste-per-lirimin-e-ish-policit-arbnor-spahiu-qe-u-arrestua-ne-serbi"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 10:14

Organizohet një protestë për lirimin e ish-policit, Arbnor Spahiu, që u arrestua në Serbi

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 10:14

Shteti i Serbisë tashmë sa muaj është duke e mbajtur në paraburgim ish-policin e Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiu.

Spahiu, sipas Serbisë dyshohet se ka kryer këtë vepër në pjesën veriore e Kosovës, në Banjskë, ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar Policinë e Kosovës në shtator 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Lidhur me këtë nesër në Prishtinë do të organizohet një protestë duke filluar nga ora 12:00.

Sipas njoftimit protesta mbahet në sheshin ”Skendërbeu”.

Sipas familjarëve, kjo protestë ka për qëllim t’u bëjë thirrje institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që të ngrenë zërin kundër padrejtësisë me të cilën Arbnori dhe familja e tij po përballen tashmë katër muaj.