Organizata botërore për mbrojtjen e natyrës letër Thaçit, Kurtit e Osmanit: Mos merrni vendime që nuk kanë lidhje me shëndetin - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

22/05/2020 10:00

Organizata botërore për mbrojtjen e natyrës letër Thaçit, Kurtit e Osmanit: Mos merrni vendime që nuk kanë lidhje me shëndetin

Lajme

Gazeta Express

22/05/2020 10:00

Organizata botërore për mbrojtjen e natyrës ËËF në Kosovë, së bashku me 14 organizata të shoqërisë civile, u dërguan një letër krerëve të institucioneve të Kosovës, presidentit, kryeministrit dhe kryetares së Kuvendit.

Përmes kësaj letre iu bëhet thirrje krerëve që të shtyjnë çdo vendimmarrje që për momentin nuk është e rëndësishme për shëndetin dhe sigurinë e njerëzve, e për të cilat vendimmarrje nuk mund të sigurohet transparenca kuptimplote dhe pjesëmarrja.

Transparenca e plotë dhe mirëqeverisja janë parësore në këto kohë, në mënyrë që të mos cenohen të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe vendimmarrja demokratike në shoqërinë tonë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ËËF dhe organizatat bashkëpunëtore.

Organizatat e Shoqërisë Civile thonë se janë të vetëdijshme për kushtet ekstreme në të cilat qeveria po punon, megjithatë, ato i kërkojnë qeverisë që të shtyjë për më vonë çdo vendimmarrje e cila nuk lidhet në mënyrë të menjëhershme me shëndetin dhe sigurinë e njerëzve, e për të cilat vendime nuk mund të sigurohet një pjesëmarrje dhe transparencë e plotë në këtë moment.