Orët e fundit të Gledis Nanos, emri i drejtorit të ri në tavolinë, pritet zyrtarizimi - Gazeta Express
string(83) "oret-e-fundit-te-gledis-nanos-emri-i-drejtorit-te-ri-ne-tavoline-pritet-zyrtarizimi"

Shqiperi

Gazeta Express

31/08/2022 9:35

Orët e fundit të Gledis Nanos, emri i drejtorit të ri në tavolinë, pritet zyrtarizimi

Shqiperi

Gazeta Express

31/08/2022 9:35

Shkarkimi i Gledis Nanos nuk ka kthim. Ai duket se është në orët e fundit në krye të policisë së shtetit. Burime për Abc  bëjnë me dije se emri i drejtuesit të ri është gati.

Prej disa ditësh është përfolur për një largim të mundshëm të tij, por sot gjithçka pritet të bëhet zyrtare.

Vendimi  është duke u marrë në këto momente dhe do të komunikohet më vonë nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Si zëvendësues të Nanos janë përfolur dy emra, Drejtori i Policisë Kriminale të Shqipërisë, Neritan Nallbati dhe Drejtori i Përgjithshëm i AMP Muhamet Rrumbullaku.

Këto ndryshime bëhen në kulmin e zhvillimeve kriminale në Shqipëri dhe inkriminimin që ka përfshirë institucionet. Pa mbushur një vit, Nano përflitet se do të zëvendësohet ndërsa ngjarja më e rëndë, ajo e zhdukjes së Ervis Martinajt nuk është zbardhur. Nano ndodhet në këtë post që prej 10 muajsh, nga tetori i 2021 kur ka zëvendësuar Ardi Veliun.

/Gazeta Express