Orav pret në takim ambasadorin slloven, diskutojnë për progresin e Kosovës në rrugën drejt BE-së - Gazeta Express
string(95) "orav-pret-ne-takim-ambasadorin-slloven-diskutojne-per-progresin-e-kosoves-ne-rrugen-drejt-be-se"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 13:56

Orav pret në takim ambasadorin slloven, diskutojnë për progresin e Kosovës në rrugën drejt BE-së

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 13:56

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka pritur në takim ambasadorin e sapoardhur të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Rreth takimit, Orav ka shkruar në llogarinë e tij në X: “Kënaqësi që e mirëpres sot Ambasadorin e sapoardhur të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj”.

Ai ka treguar se gjatë bisedës kanë diskutuar mbi progresin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“Diskutimi ynë nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit si familje e BE-së, për të mbështetur progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Orav.