Orav: Kosovës i duhet një qeveri e re që do ta ndërtojë një urë të re e të fortë me Brukselin - Gazeta Express
string(92) "orav-kosoves-i-duhet-nje-qeveri-e-re-qe-do-ta-ndertoje-nje-ure-te-re-e-te-forte-me-brukselin"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 12:16

Orav: Kosovës i duhet një qeveri e re që do ta ndërtojë një urë të re e të fortë me Brukselin

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 12:16

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosdovës ka thënë se sot ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit me shpresë të madhe se do të kishte diçka të re.

Ai e ka quajtur të domosdoshme krijimin e institucioneve sa më parë.

“Ne erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish. Kosovës i nevojitet një Kuvend menjëherë, i duhet një qeveri e re që do ta ndërtonte një urë të re e të fortë mes Kosovës dhe Brukselit që ta përshpejtojë rrugëtimin e sa drejt BE-së”, ka thënë ai.