Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, është takuar sot me Glauk Konjufcën në postin e tij të ri si Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të zyrës së BE-së, ata kanë diskutuar për përshpejtimin e përpjekjeve të Kosovës drejt integrimit në BE.
“Momenti për të avancuar në këtë rrugë është tani,” ka deklaruar Orav.
Orav shprehu më tej vlerësimin e BE-së për përafrimin vullnetar të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, në veçanti për mbështetjen ndaj Ukrainës.