Orari ideal për të postuar në Facebook, Instagram dhe Twitter - Gazeta Express
string(60) "orari-ideal-per-te-postuar-ne-facebook-instagram-dhe-twitter"

Orari ideal për të postuar në Facebook, Instagram dhe Twitter

Fun

Gazeta Express

12/07/2022 9:08

Sipas studimeve më të fundit, pandemia ka krijuar një rutinë të re mes përduresve të rrjeteve sociale duke ndryshuar kohët e ditës gjatë të cilave ata janë më aktivë online.

Rrjetet sociale e nisën vitin 2022 me rreth 4 miliardë përdorues dhe në një kohë kur 71% e konsumatorëve shprehen se i bëjnë blerjet e tyre online, orari kur ne postojmë – qoftë për bizneset por edhe për për përdoruesit e rregullt – është ajo që mund ta bëjë një postim të shkelqejë ose jo.

Lexo Edhe:

Më poshtë do të gjeni orët më të mira gjatë ditës për të postuar në Instagram, Facebook dhe Twitter.

Orari ideal për të postuar në Instagram

44% e përdoruesve të këtij rrjeti social thonë se e përdorin atë për të blerë produkte çdo javë.

Orari ideal për të postuar në Instagram është:

Të hënave në 11 a.m., të martave dhe të mërkurave nga ora 10 a.m. – 1 p.m., dhe të enjteve dhe të premteve nga 10 a.m. – 11 a.m.

Ditët më të mira për të postuar në Instagram: të martat dhe të mërkurat

Ditët më të këqia për të postuar në Instagram: të dielat

Orari ideal për të postuar në Twitter

Twitter është kthyer në platformën numër 1 për lajmet e fundit, trendet e fundit si edhe deklarata bombastike nga njerëzit më me influencë të momentit.

Orari ideal për të postuar në Twitter është: Të hënat, të martat, të mërkurat, të premtet dhe të shtunat në 9 a.m.

Ditët më të mirat për të postuar në Twitter: të martat dhe të mërkurat

Ditët më të këqia për të postuar në Twitter: të dielat

Orari ideal për të postuar në Facebook

Facebook mbetet një nga platformat më të përdorura nga binzeset dhe reklamuesit por në vitin 2022 u dallua një ndryshim në orarin kur ka më shumë trafik.

Nëse në vitet e shkuara, mëngjeset e vona ishin koha ideale për të postuar, tashmë duket se ka një kalim tek orët e para të drekës.

Orari ideal për të postuar në Facebook është:

e hënë- e martë 1 p.m. – 3 p.m.

E mërkurë: 11 a.m. – 1 p.m. ,

e enjte: 5 p.m. – 8 p.m. ,

e premte 11 a.m

Ditët më të mirat për të postuar në Facebook: Të martave – të premteve

Ditët më të këqia për të postuar në Facebook: të shtunat