Orari i programit letrar/ Panairi i Librit në Prizren - Gazeta Express
string(52) "orari-i-programit-letrar-panairi-i-librit-ne-prizren"

Orari i programit letrar/ Panairi i Librit në Prizren

Arte

Gazeta Express

25/07/2022 14:55

Edicioni i 14-të i Panairit të Librit në Prizren do të filloj me 27 korrik, për të mbetur i hapur deri më 31 korrik. Në mesin e ngjarjeve në Panair do të ketë edhe diskutime e mbrëmje letrare.

Orari i plotë i ngjarjeve në Panair pritet të jetë si vijon:

Lexo Edhe:

Më 27 korrik të mërkurën të ftuar për diskutim janë Selajdin Krasniqi (shkrimtar) dhe Astrit Hykaj (shkrimtar dhe përkthyes).

Më 28 korrik, të ftuar janë Ismet Azizi (studiues) dhe Vlora Rexhaj Morina (shkrimtare).

Të shtunën me 29 korrik, Adem Gashi dhe Nexhmedin Spahiu do të jenë mysafir të Panairit për të vazhduar ditën e nesërme me 30 korrik më Shkëlzen Gashin e Ismet Krasniqin.

Dita e fundit e Panairit të Librit mbyllet me Fahri Musliun (gazetar, përkthyes) dhe Fatmir Menekshe (artist).

Realizues të programit letrar janë Osman Gornaci dhe Ditar Kabashi.

/Gazeta Express