Orari i Kosovës U18, sfida e parë ndaj kuqezinjve - Gazeta Express

Basketboll

Gazeta Express

02/08/2021 19:22

Orari i Kosovës U18, sfida e parë ndaj kuqezinjve

Basketboll

Gazeta Express

02/08/2021 19:22

Basketbollistët e Kosovës U18 pas përgatitjeve në Prishtinë, të dielën udhëtuan drejt Tiranës, aty ku sot kanë zhvilluar stërvitjen e parë për FIBA European Challengers.

Garat zhvillohen nga 3 deri më 8 Gusht. Dardanët e rinj janë në grup me Shqipërinë dhe Moldavinë. Ndërkohë në grupin tjetër janë Luksemburgu, Andorra, Gjibraltari dhe Malta.

Lexo Edhe:

Sfida e parë për Kosovën do të jetë më 3 Gusht (nesër) ndaj Shqipërisë në Tiranë. Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 dhe transmetohet në YouTube dhe faqen zyrtare të FBK-së në Facebook.

Më 4 Gusht takohen Shqipëria dhe Moldavia, kurse më 5 Gusht, Kosova do të përballet me Moldavinë nga ora 19:00. Dy kombëtaret e para kualifikohen në gjysmëfinale, kurse vendi i tretë do të luajë për pozitat 5-7.