‘Etno Fest’ shënon edicionin e 14-të këtë vit dhe do të mbahet nga 10 deri më 18 gusht.
Sot më 12 gusht do të ketë një serë aktivitetesh duke filluar nga shfaqjet, punëtorit, performancat e orët poetike.
Sot mbahet punëtoria me regjisorin Mario Biagini, drejtor i qendrës “Jerzy Grotowski”, me fillim nga ora 13:00.
Nga ora 17:00 mbahet ‘Zona e debatit’ me tematiken “Trupi, mendja dhe shpirti’. Në mbrëmje mbahet ora poetike, më fillim nga ora 19:00, me autorët: Primo Shllaku, Naime Beqiraj, Halil Matoshi, Lulzim Haziri, Arjola Zadrima, Vlora Konushevci dhe Ilaz Hysaj.
Nga ora 21:00 mbahet ‘etno neja’ me performancën e “Melodia e Vjetër”.
/Express
Edhe këtë vit, sikur vitin e kaluar, Qeveria subvencionon nëse bleni pajisje efiçiente për ngrohje gjatë dimrit dhe freski...