Orare të reja të linjës së trenave - Gazeta Express

Orare të reja të linjës së trenave

Ballina

Gazeta Express

07/04/2020 16:30

Oraret e reja të orës policore që do të hyjnë nesër në fuqi, kanë sjellë edhe orare të reja për linjat e trenave në Maqedoninë e Veriut, përcjell GazetaExpress nga Tv21.

Nga Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut (Transport) njoftojnë se plani i qarkullimit të trenave të udhëtarëve në kushte të lëvizjes së kufizuar është si vijon:

  • Linja Veles-Shkup-Veles:
  1. Treni nr. 601 do të qarkulloj sipas orarit të rregullt, nisja nga Shkupi në ora 09:15
  2. Treni nr. 2080 do të qarkulloj më herët se zakonisht, më saktësisht nisja nga Velesi do të bëhet në ora 11:30
  3. Treni nr. 2081 do të niset më herët nga Shkupi, në ora 12:40, dhe
  4. Treni nr. 2082 do të niset më herët nga Velesi, më sakt në ora 13:44.
  5. Nga e hëna deri të premten do të qarkulloj një tren I udhëtarëve ad-hok në linjën Shkup-Veles, me një nisje të planifikuar për ora 05:45 që pritet të mbërij në Veles në orën 06:30 (garnitura).
  • Linja Shkup-Gjevgjeli-Shkup:
  1. Treni nr. 611 nisja nga Shkupi sipas orarit të rregullt në ora 06:23
  2. Treni nr.632 me nisje nga Gjevgjelia do të pësoj ndrysh në orar, më saktë do të niset më herët, në ora 11:30.
  3. Treni nr.630 nga Velesi do të niset me një vonesë prej +32 min, më sakt në ora 06:45.
  • Linja Shkup-Manastir-Shkup:
  1. Treni nr. 641 niset nga Shkupi sipas orarit të rregullt në ora 06:57
  2. Treni nr. 642 do të niset nga Manastiri më herët, më sakt në ora 10:50.

Në mënyrë plotësuese, më 08.04.2020 (e mërkurë) do të qarkullojnë edhe trenat nr. 640 të linjës Manastir-Shkup dhe 661 të linjës Kërçovë-Shkup. Linjat e tjera të parapara në itinerarin të vitit 2019/20 nuk do të qarkullojnë, bëjnë të ditur nga Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut.

Tanimë siç dihet duke filuar nga dita e mërkurë, 08.04.2020, ora policore ditëve të punës do të nisë nga 16:00 deri në ora 05:00, ndërsa fundjavës do të nisë të premten në 16:00 dhe do të zgjasë deri në orën 05:00 të së hënës./GazetaExpress/B.Lika/