Komiteti Olimpik i Kosovës ka treguar përmes një postimi në Facebook se Fortesa Orana ka fituar medaljen e bronztë në karate
Kampionati Ballkanik i karatesë është duke u mbajtur në Tiranë, derisa karatistët e Kosovës kanë arritur të fitojnë edhe medale.
“Fortesa Orana ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik të karatesë, që po mbahet në Tiranë”, thuhet në njoftimin e KOK në Facebook
Orana ka fitur medalen në kategorinë +68 kg.
Kurse sa i përket garuesve të tjera, Albulena Gërvalla zuri vendin e pestë, ndërsa Vlera Qerimi doli e shtata.
Gjatë ditës së nesërme pritet që të marrin pjesë edhe garues të tjerë nga Kosova. /GazetaExpress/
NJOFTIM Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: Mulliri në Gorazhdec, KB Ponoshevci në...