Opozita zgjeron hartën, po verifikohen 15 kryebashkiakë të PS-së


Gazeta Express
18 Janar 2020 22:02

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka paralajmëruar nga Korça se do të publikohen të tjerë emra kryebashkiakësh, që kanë probleme me drejtësinë.

“Kemi ne proces verifikimi nje numer te konsiderueshem te kandidateve te Edi Rames te emetuar ne menyre ilegjitime me 30 Qershor ne Bashkite e Vendit.

Jane ne proces verifikimi te pakten 15 kandidate te partise socialiste qe jane emeruar si kryebashkiake ne 30 Qershor nga Edi Rama”, ka thënë Bardhi.

I pyetur për tryezën katërpolare, nëse do të sjellë atë që kanë kërkuar gjatë këtyre viteve të fundit, Bardhi bëri të ditur se opozita është e pranishme, pasi Reforma Zgjedhore është kusht i Bundestagut për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Reforma Zgjedhore është një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu German dhe BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndaj dhe në këtë kuadër opozita është angazhuar që ne momentin kur 9 kushtet e Budenstagut u bene publike qe do te ishte prezent dhe do te jepte kontributin e vet per realizimin e reformes zgjedhore kemi patur nje zvarritje te qellimshme nga pala tjeter per 4 muaj ne gjetjen e nje mekanizmi propozuar nga ana jone qe ne tetor per ti bere te gjitha palet bashkr ne realizimin e reformes zgjedhore ky eshte nje moment ku opozita e bashkuar, PD do te beje te gjitha propozimet e veta per te garantuar standardet minimale per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Un kam besim qe edhe pala tjeter do duhet te siguroje keto standarde minimale sepse jane kerkese jo vetem e opozites jo vetem e budenstagut gjerman por jane kerkese e qytetareve shqipetare qe dine ata me vote te lire qe vendosin se kush eshte qeveria qe udheheq vendin.

Ceshtja e sistemit sic e kemi bere te qarte sistemit zgjedhor eshte nje ceshtje per te cilen PD dhe opozita eshte e hapur per te diskutuar nuk kemi perjashtuar asnje sistem elektoral, secili prej sistemeve elektorale ka avantazhet dhe disavantazhet e veta per keto arsye ne jemi te hapur per te diskutuar bashkr me qytetaret se cili eshte sistemi me i mire per tu aplikuar ne Shqiperi.

Te gjitha sistemet elektorale jane te aplikuara ne vende te ndryshme te botes, pa asnje diskutim PD ka fituar zgjedhje me disa disteme elektorale ,sistemi elektoral nk perben pengese qe PD te fitoje zgjedhjet.

Une gjykoj qe lidhur me sistemin zgjedhor duhet te kete nje debat te hapur publik dhe te jene qytetaret qe do te vendosin se cili eshte sistemi me i mire.
Ne kete kuader un kam vetem nje vote si qytetar i republikes se Shqiperise”, ka deklaruar numri dy i PD.

Te fundit


Kthehu lart