string(66) "opozita-proteston-para-bashkise-se-tiranes-ne-temperatura-te-larta"

Shqiperi

Gazeta Express

18/07/2024 12:20

Opozita proteston para Bashkisë së Tiranës në temperatura të larta

Shqiperi

Gazeta Express

18/07/2024 12:20

Opozita zhvilloi sot protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt.

Prej orës 11:00, edhe pse nën temperatura të larta, dhjetëra qytetarë dhe përfaqësues të PD e PL janë grumbulluar para derës kryesore të bashkisë.

Temperaturat e larta kanë ndikuar në pjesëmarrjen e protestës pasi ka një numër më të reduktuar qytetarësh që kanë dalë në shesh. U vu re se disa prej tyre mbanin çadra me logo për lirimin e kreut të PD, Sali Berisha.

Kujtojmë se kjo protestë vjen një javë pas protestës kombëtare të 11 korrikut, e cila përfundoi po para dyerve të bashkisë së Tiranës.